Kryesore Champions/ Lucas superhero! Shënon 3 gola dhe çon në finale Tottenhamin

Champions/ Lucas superhero! Shënon 3 gola dhe çon në finale Tottenhamin

Lucas Moura u shndërrua në hero për Tottenham Hotspurs duke shënuar 3 gola dhe duke e çuar ekipin anglez në finalen e Champions League.

Tottenham e pa veten në disavantazh 2-0 në pjesën e parë, por në pjesën e dytë përmbysi gjithçka me brazilianin Lucas, i cili shënoi 3 herë.

Goli i tretë dhe i kualifikimit u shënua në sekondat e fundit të minutës së pestë shtesë të ndeshjes.

Edhe pse zhgënjimi ishte i madh, tifozët e Ajax e duartrokitën ekipin e tyre në fund të takimit.

Tashmë, në Madrid do të luhet finalja e madhe e Champions League mes Liverpool dhe Tottenham.