Sport Champions, Partizani mëson rivalët e radhës, nëse “thyejnë” Qarabagun

Champions, Partizani mëson rivalët e radhës, nëse “thyejnë” Qarabagun

Pas shortit që i rezervoi një ekip tejet të rrezikshëm si azerbajxhanasit e Qarabag, kampionet shqiptarë të Partizanit kanë mësuar edhe rivalët e mundshëm në qoftë se kalojnë turin.

Bëhet fjalë për fituesit e sfidës midis moldavët e Sheriff Tiraspol dhe gjeorgjianët e Saburtalo, me të parët që janë padyshim favorit.

Ndërkohë, për kosovarët e Feronikelit, nëse do të mundin Linkolnin nga Gibraltari, paraqitet një sfidë e vështirë me suedezët e AIK, të cilët janë favorit ndaj kundërshtarëve të tyre armen të Ararat.