Sport Chelsea, 100 milionë euro për yllin e Juventusit

Chelsea, 100 milionë euro për yllin e Juventusit

Chelsea rikthehet në sulm për Federico Chiesa. Sipas “Daily Mail”, klubi anglez është gati që të ofrojë 100 milionë euro për mesfushorin e Juventusit.

Një shifër e tillë mund të lëkundë drejtuesit e Juves, që po kërkojnë të ardhura për të bërë të mundur blerjen e Dusan Vlahovic, nga Fiorentina.

Nëse do të arrihet marrëveshja, trajneri i “Bluve” të Londrës, Thomas Tuchel, do të kishte një armë më shumë në skemën e tij 4-2-3-1.

Edhe pse Chiesa është një nga talentet italianë që ka shpërthyer kohët e fundit, te Juventusi marrëdhënia e tij me trajnerin Massimiliano Allegri, nuk është nga më të mirat dhe kjo situatë mund ta bëjë më të lehtë këtë operacion të bujshëm.