Sport Chelsea, Arsenali dhe Napoli buzëqeshin, Interi peshkon Rapidin, spikat përplasja Lazio-Sevilla

Chelsea, Arsenali dhe Napoli buzëqeshin, Interi peshkon Rapidin, spikat përplasja Lazio-Sevilla

U hodh në Nion të Zvicrës shorti i Europa League, që përcaktoi çiftet e fazës së 1/16-aver të kompeticionit. Goglat u rezervuan kundërshtarë të lehtë skuadrave të mëdha, sidomos dy anglezeve, Chelsea dhe Arsenal, që do të kenë përballë respektivisht blutë Malmo dhe “topçinjtë” Bate Borisovin.

Interi, eliminuar me bujë nga Championsi do të duhet të matë forcat me Rapidin e Vjenës, ndërsa Napoli me Zyrihun.

Gjithsesi, nuk munguan edhe përplasjet “e nxehta”, ku spikat Lazio–Sevilla, Sporting– illarreal apo Galatasaray–Benfica.

Çiftet e fazës së 1/16-ave

Plzen – Dinamo Zagreb

Club Brugge – Salzburg

Rapid Wien – Inter

Slavia Prague – Genk

Krasnodar – Leverkusen

Zurich – Napoli

Malmo – Chelsea

Shakhtar – Eintracht Frankfurt

Celtic – Valencia

Rennes – Betis

Olympiacos – Dynamo Kiev

Lazio – Sevilla

Fenerbahçe – Zenit

Sporting – Villarreal

Bate Borisov – Arsenal

Galatasaray – Benfica