Sport Chelsea i Brojës fiton me përmbysje, Liverpool bllokohet në shtëpi

Chelsea i Brojës fiton me përmbysje, Liverpool bllokohet në shtëpi

I pafat ka qenë Liverpool në ndeshjen e radhës së Premier League ndaj Brighton, me të cilin barazoi me rezultatin 3-3.

Miqtë shënuan 2 gola të shpejtë me Trossard në pjesën e parë të takimit, i cili zhvilloi një ndeshje për tu mbajtur mend.

“Të kuqtë” e Klopp shkurtuan rezultatin me Firminon dhe u hodhën në sulm për ta fituar takimin. Në minutën e 54 ishte sërish braziliani ai që barazon shifrat, ndërsa autogoli i Webster kaloi vendasit në epërsi.

Por nuk ishte e thënë të përfundonte kështu. Trossard gjen dhe golin e tretë në këtë takim për Brighton duke sigluar shifrat në 3-3.

Chelsea arriti një fitore të vështirë në fushën e Crystal Palace. Vendasit kaluan të parët në avantazh, por në pjesën e dytë Aubomeyand dhe Gallanger përmbysën gjithçka duke dalë me tre pikë në këtë takim.

Sulmuesi i kombëtares Armando Broja u hodh në minutat e fundit në fushën e lojës dhe rezultoi me fat për të tijët.