Bota CIA: Kina mund të pushtojë Tajvanin në vitin 2027

CIA: Kina mund të pushtojë Tajvanin në vitin 2027

Presidenti kinez, Xi Jinping ka urdhëruar ushtrinë e tij që të jetë gati për të pushtuar Tajvanin deri në vitin 2027, edhe pse ai fillon të ketë dyshime për aftësinë e tij për ta bërë këtë pasi pa situatën mes Rusisë dhe Ukrainës.

Kështu deklaroi kreu i CIA-s, William Burns, sipas CBS.

“Nuk është e sigurt që Kina do të pushtojë Tajvanin në vitin 2027 apo në ndonjë vit tjetër. Vlerësimi ynë sot është se udhëheqësi dhe krerët e ushtrisë së Pekinit nuk janë të sigurt se do të jenë në gjendje të kryejnë misionin.

Mendoj se gjykimi ynë të paktën është se Presidenti Xi dhe udhëheqja e tij ushtarake kanë dyshime nëse mund ta kryejnë atë pushtim, ndërsa kanë parë përvojën e Vladimir Putinit në Ukrainë.

Gjithçka që do të thoja është se mendoj se rreziqet, përdorimi i mundshëm i forcës ndoshta do të rritet më tej në këtë dekadë dhe përtej tij, edhe në dekadën e ardhshme. Kjo është diçka e qartë, që ne e shikojmë me shumë, shumë kujdes”, tha shefi i CIA-s.