Bota CIA krijon armën e re, çan objekte pa shpërthim (FOTO)

CIA krijon armën e re, çan objekte pa shpërthim (FOTO)

CIA ka zhvilluar fshehurazi një armë të re që i shkatërron objektet armike me gjashtë tehe të mprehta.

Arma quhet R9X dhe është e aftë të çajë përmes ndërtesave dhe makinave me ndihmën e teheve që vihen në punë pak sekonda para përplasjes, pa lëndë shpërthyese.

Pasi futet në ndërtesë, arma arrin t’i kapë armiqtë me saktësi ët lartë. Për shkak të teheve, quhet “Xhinsu”, si një markë e famshme thikash.

Thuhet se Abu Kair al Masri, zëvendës drejtuesi i Al Kaedës, është vrarë nga një prej këtyre predhave në Shkurt 2017.

Makina e tij ishte çarë nga predhat “ninxha”, teksa po kalonte në Idlib, në veri të Sirisë.

E veçanta e kësaj predhe është që nuk ka lëndë shpërthyese, ndaj dëmi nuk lë viktima të tjera përveç shënjestrës.