Aktualitet Çifti Çaka jetonte në Spanjë, kush është 41-vjeçari që u ekzekutua në...

Çifti Çaka jetonte në Spanjë, kush është 41-vjeçari që u ekzekutua në sy të gruas

Ky është Everest Çaka, 41-vjeçari i cili mbrëmjen e kësaj të marte u ekzekutua me armë zjarri në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ndodhi në lagjen “Skënderbej”, gjatë kohës që viktima ndodhej në automjet me bashkëshorten e tij, Silvana Çaka.

Kjo e fundit mori një plagë në dorë dhe u transportua në spital. Ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por e tronditur nga ngjarja e rëndë.

Ka qenë gruaja e viktimës që e alarmuar ka dalë me shpejtësi nga makina duke kërkuar ndihmën e banorëve të zonës për të njohur policinë dhe ambulancën, që pavarësisht përpjekjes nuk arritën që të mbanin në jetë bashkëshortin e saj.

41-vjeçari që u ekzekutua njihej me dy emra

Everest Çaka, njihej edhe me emrin Ibrahim Çaka. Çifti Çaka mësohet se jetonin në Spanjë dhe sapo ishin kthyer në Elbasan.

Dyshimet e deritanishme janë se vrasja e Çakajt të ketë si motiv hakmarrjen, pasi 11 vite më parë ai ka qenë i dyshuar për vrasjen e Gëzim Alikaj. 41-vjeçari është kushëriri i Arjan Spahiut i ekzekutuar në Belgjikë në vitin 2020.

Sa i përket autorëve të atentatit të kësaj të marte, identiteti i tyre mbetet i panjohur.