Aktualitet Çifti hungarez humb në pyjet e Llogarasë, policia në kërkim prej dy...

Çifti hungarez humb në pyjet e Llogarasë, policia në kërkim prej dy orësh

Një çift nga Hungaria ka dhënë alarmin SOS. Ata janë bllokuar në malin e Llogarasë dhe kanë kërkuar ndihmë.

Sipas burimeve të Policisë, çifti ka dalë për të eksploruar zonat dhe shtigjet e Llogarasë dhe Karaburunit, por kanë humbur në këtë zonë.

Ata janë mundur të japin kërkesën për ndihmë në të vetmin kontakt që kishin, atë të zyrës së vizitorëve në Radhimë. Por, në fakt nuk kanë ditur asnjë orientim të saktë, duke i vështirësuar së tepërmi operacionet e kërkim-shpëtimit.

Deri në këto momente dy turistët janë pa asnjë gjurmë, ndonëse në kërkim të tyre janë vënë punonjës të qendrës së vizitorëve, por edhe patrulla e policisë.