Aktualitet Çifti i infektuar nga Tropoja. Burri, punonjës në SHISH, gruaja arsimtare

Çifti i infektuar nga Tropoja. Burri, punonjës në SHISH, gruaja arsimtare

Tropoja është qyteti më i ri që i është shtuar sot hartës së përhapjes së koronavirusit në vend.

“Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Tropojë”m tha paraditen e sotme Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik, duke konfirmuar se në këtë qytet janë tashmë dy raste te prekur me virusin.

Ndërkohë, ABCNeës bën me dije se të infektuarit janë një çift bashkëshortësh nga qyteti i Bajram- Currit.

Ata janë banorë në lagjen “Partizani” të këtij qytet. Burri që është infektuar nga koronavirusi është punonjës i Shërbimit Informativ në Tropojë, ndërsa gruaja është arsimtare.

Këtë njoftim e ka bërë të ditur Kryetari i Bashkisë Tropojë Rexhe Byberi.