Extra Çifti i mjekëve martohen sot: Është një “martesë lufte”

Çifti i mjekëve martohen sot: Është një “martesë lufte”

Një çift mjekësh të përfshirë në vijën e parë në luftën kundër koronavirusit në spitalin Maggiore të Parma dhe spitalin e Reggio Emilia, vendosën të martoheshin duke përcaktuar bashkimin e tyre si një “martesë lufte”. Raul Polo dhe Monica Balugani, këta janë emrat e çiftit, 48 dhe 35 vjeç, të cilët do të martohen sot, më 9 Prill para kryetarit të Komunës Parma Federico Pizzarotti në një ceremoni civile që do të zhvillohet pas dyerve të mbyllura dhe me siguri të plotë. Dashuria e tyre, e lindur vite më parë në repart, lindi nga nevoja për të mbrojtur fëmijët e tyre “në rast se kjo betejë me rrezik të lartë bëhet e pasigurt për të ardhmen”, siç ka njoftuar Komuna.

“Deri më tani, ne nuk jemi martuar, për shkak të angazhimeve të ndryshme”, ka treguar çifti për mediat italiane.

Ata po punojnë të dy në një spital Covid dhe një shtysë për celebrim ka qenë dhe pandemia. Ato kanë frikë se situata mund të përkeqësohet dhe duke menduar për të ardhmen e fëmijëve kanë vendosur të martohen zyrtarisht me letra.

Dasma e organizuar me nxitim ishte gjithashtu e mundur falë të kuptuarit të situatës nga qytetari i parë i Parma: “Kryetari i bashkisë e kuptoi nevojën dhe autorizoi dasmën. Të pranishëm do jenë vetëm dëshmitarët dhe fëmijët tanë”.