Aktualitet Çifti i ri braktis Holandën për Shqipërinë

Çifti i ri braktis Holandën për Shqipërinë

Shqipëria po braktise pothuajse çdo ditë nga populli i saj. Qindra shqiptarë largohen nga vendi çdo vit për të kërkuar lumturi në Perëndim. Bauke dhe Evie Deelstra nga Drachten, qytet në Holandë, emigrojnë në drejtim të kundërt.

Ata kishin ardhur për herë të parë në vendin tonë për punë misionare të kishës ungjëllore. Por që atëherë ata ishin dashuruar me Shqipërinë dhe tani duan të vijnë për të punuar si misionarë dhe për të ndihmuar në ndërtimin e vendit.

“Ne marrim aq shumë gëzim nga ungjilli, që ne do të donim të ndajmë me shqiptarët”, thotë çifti.

Evie 26-vjeçe është shtatzënë. Burri i saj Bauke 30-vjeç pret të bëhet baba për herë të parë dhe fëmija pritet të vijë në jetë në fund të Korrikut dhe fillim të Gushtit.

Jeta e tyre do të hyjë në një fazë të re dhe tani duan të gjej në punë të përhershme, të blejnë një shtëpi dhe vendosen diku për një periudhë më të gjatë kohore.

Bauke dhe Evie janë gati të lënë gjithçka mbrapa dhe të zgjedhin një aventurë të pasigurt drejt Shqipërisë. Evie punon në kujdesin shëndetësor dhe Bauke është gazetar në Omrop Fryslân.

Ishte viti 2010, kur ata vizituan për herë të parë Shqipërinë falë e një projekti që do të mbahej nga kishat e Rumanisë në fshatin Pinet të Tiranës.

Evie fillimisht kishte hezituar për të ardhur në vendin tonë. Ajo do hiqte dorë nga pushimet dhe kishte menduar se do të mërzitej.

“Isha shumë e lumtur atje, veçanërisht për mikpritjen e njerëzve”, thotë ajo. Në Pinet ata bënë një program aktiviteti për fëmijët.

Por Bauke dhe Evie e duan shumë Shqipërinë sepse aty u njohën për herë të parë. Ata u martuan në vitin 2015 dhe nuk kishin plan për të lëvizur, por duhet se situata ka ndryshuar. “Njerëzit janë aq mikpritës atje. Natyra është gjithashtu e bukur dhe ne kemi ndjenjën se ne mund ta kthejmë besimin tonë në veprim”, thotë ajo.

Por kur do të vijë çifti në Shqipëri?

Evie dhe Bauke shpresojnë të vijnë në fund të këtij viti. “Kjo varet nga lindja e fëmijës tonë. Nëse foshnja nuk është i shëndetshëm, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë këtu për shkak të kujdesit të mirë shëndetësor që ka në Holandë”, thotë Bauke.

“Është ende e paqartë sa kohë duan të qëndrojnë” thotë Evie. Ndërsa Bauke shprehet: “Ne mendojmë të qëndrojmë nga 4 deri në 12 vjet, ndoshta qëndrojmë edhe më gjatë dhe mund të jetë si “toka e i premtuar” për ne”./abcnews.al