Sport Cikalleshi nuk ndalet, e pëson edhe “kuqeziu” Selmani

Cikalleshi nuk ndalet, e pëson edhe “kuqeziu” Selmani

Sokol Cikalleshi po kalon një moment të artë, të paktën për realizimet, ajo që në fakt i kërkohet një “bomber” të mirëfilltë si ai.

Pas penalltisë ngushëlluese ndaj kampionëve të botës në Paris, dhe golit çlirues në fitoren e Kombëtares ndaj Islandës, kavajasi shënoi me penallti edhe golin vendimtar për fitoren e ekipit të tij Akhisarspor ndaj Menemenspor. Sulmuesi pati një vështirësi më shumë, përballjen me portierin e kombëtares Shpresa Gentian Selmani, por kjo nuk e pengoi atë të shënonte.