Kulturë Cila është prejardhja e fjalës “cinik”?

Cila është prejardhja e fjalës “cinik”?

Me emrin “Cinikët” janë quajtur përfaqësuesit e një shkolle filozofike në Greqinë e Lashtë të themeluar në Athinë nga Antisfemi rreth viteve 435-370 para erës sonë.

Antisfeni ka qenë nxënës i Sokratit.

Cinikët karakterizoheshin nga përbuzja e plotë ndaj mirësjelljes shoqërore dhe ndaj kultit të virtytit të kulluar.

Shkolla e Cinikëve kritikonte moralin dhe lakminë e të pasurve dhe u bënte thirrje njerëzve të hiqnin dorë nga teprimet, të kënaqeshin me më të domosdoshmen dhe të mos përfillnin rregullat dhe konvencionet e marrëdhënieve shoqërore.

Përfaqësuesi më tipik i tyre ka qenë Diogjeni (në vizatimin shoqërues), i cili në shenjë proteste pasive ndaj moralit dhe lakmive të pasanikëve, banonte në një fuçi dhe endej nëpër rrugët e Athinës me një llampë në dorë duke thirrur: “Po kërkoj njeriun”.