Shëndet Cila është sasia e duhur e ujit që duhet të pini nisur...

Cila është sasia e duhur e ujit që duhet të pini nisur nga pesha juaj trupore

A jeni gati për të zbuluar sasinë e duhur të ujit që duhet të konsumoni për të humbur peshë? Shumë prej nesh e pinë atë vetëm kur ndiejnë nevojën për tú hidratuar.

Është një gabim që duhet ta korrigjojmë menjëherë. Siç e dimë, uji përfaqëson 60% të peshës së trupit tonë. Dhe në kundërshtim me besimin popullor, nuk është e dobishme të shuhet vetëm etja.

Sasia e duhur e ujit për të humbur peshë

Virtytet e ujit janë të pafundme, është një eliksir i rinisë dhe ne gjithmonë e nënvlerësojmë atë. Qeniet njerëzore janë si bimë: sa më shumë pimë, aq më mire ndihemi.

Uji lejon funksionimin e duhur të trupit tonë, është burimi kryesor i energjisë, është çimentoja që mbush qelizat e trupit tonë.

Mbron ADN-në tonë, përmirëson sistemin imunitar, lehtëson thithjen e vitaminave dhe mineraleve dhe rrit efikasitetin e rruazave të kuqe të gjakut.

Efektet e ujit në dietë

Uji gjithashtu parandalon dhimbjen e shpinës dhe dhimbjen e kyçeve sepse lubrifikon nyjet, eliminon mbeturinat dhe toksinat, lufton kapsllëkun dhe parandalon sëmundjet kardiovaskulare.

A mendoni se mbaroi këtu? Gaboheni. Uji e bën lëkurën më të butë dhe më të bukur, keni çehre më të freskët dhe më të ndritshme, parandalon leuceminë, zvogëlon stresin dhe lodhjen, parandalon sëmundjet neurologjike, etj.

Dhe më e rëndësishmja, uji është aleati më efektiv për humbjen e peshës. Nëse përsëri jeni mahnitur me këtë deklaratë, zbuloni menjëherë se si ndikon uji në humbjen e peshës.

Efektet e ujit në dietë

Uji ka efekt në reduktimin e oreksit: uji është mënyra më e mirë për të humbur peshë në mënyrë efektive dhe në planin afatgjatë. Sipas një studimi të bërë nga Dr. Brenda Davy në Universitetin Virginia Tech në Shtetet e Bashkuara, njerëzit që pinë dy gota ujë gjysmë ore para çdo vakti humbin peshë më shpejt.

Eleminon toksinat dhe papastërtitë nga trupi: uji jo vetëm që na hidraton, por siguron edhe funksionimin e duhur të organeve siç janë mëlçia, përgjegjëse për shkatërrimin e toksinave, të cilat marrin pjesë në ruajtjen e yndyrave në trup. Prandaj uji ndihmon në pastrimin e gjakut.

Ndjenja e kënaqur: mungesa e ujit e çon trurin të ngatërrojë urinë dhe etjen dhe na shtyn të shkojmë drejt ushqimit të parë që gjejmë pranë. Pirja e ujit rrit metabolizmin dhe lufton atë ndjenjën e urisë që në fakt është vetëm e etur.

Sasitë e duhura

Mesatarisht, mjekët rekomandojnë të pini 1.5 L në ditë për një person me peshë normale. Në realitet, sasia e duhur duhet të llogaritet bazuar në peshën e trupit. Këtu janë udhëzimet për t’ju ndihmuar të dini sasinë e saktë të ujit që duhet të pini në ditë për të humbur kilogramët shtesë:

60 kg: 2 litra

65 kg: 2.1 litra

70 kg: 2.3 litra

75 kg: 2.5 litra

80 kg: 2.6 litra

85 kg: 2.8 litra

90 kg: 3 litra

95 kg: 3.2 litra

100 kg: 3.3 litra

105 kg: 3.4 litra

110 kg: 3.6 litra

115 kg: 3, 7 litra

Paralajmërime Këshillohet që të mos pini të gjithë ujin në të njëjtën kohë, në mënyrë që të mos rrezikoni dëmtimin e stomakut. Shumë më mirë të pini dy gota para çdo vakti, në mëngjes për të inkurajuar zgjimin e organeve. Dhe madje edhe para se të flini.