Ekonomi Cilat do të jenë profesionet më të kërkuara në 2021-shin?

Cilat do të jenë profesionet më të kërkuara në 2021-shin?

Covid-19 ndryshoi mënyrën tonë të jetesës, veç zakoneve të sjelljes me të tjerët, përshpejtoi procesin e dixhitalizimit në punë, në arsim, kur bëjmë pagesa dhe shumë gjëra të tjera që ndikojnë në jetën tonë të përditshme. Nga nisja e izolimit nisi ajo që u cilësua si ‘smartworking’ (puna nga shtëpia), mësimi u bë online, pagesat po kërkohet që të kryhen me kartë e jo kesh dhe u rritën shitjet online. Këto ndryshime do të vazhdojnë që të jenë aktuale dhe për 2021-shin, por nga ana tjetër kërkohen gjithnjë e më shumë profesionistë të specializuar në botën e dixhitalizimit.

10 profesionet e para më të kërkuara, nga ata me kualifikim të lartë tek të ulët

Analiza nga “Assolavoro”, e cila shqyrtoi dy portalet kryesore që lidhen vetëm me punën si “LinkedIn” dhe “Trovit”, nxori në pah 30 profesionet më të kërkuara të momentit, të ndara sipas kualifikimeve.

3 vendet e para: Për profesionet shumë të kualifikuara, në vendet e para renditen ato që lidhen me botën e mjekësisë: infermierë të kualifikuar, teknikë laboratorësh dhe mjekët, zënë tre vendet e para të Top 10 të vendeve të punës që kërkojnë kualifikim të shkollës së lartë.

Nga vendi 4-7: Inxhinierët e programeve kompjuterike dhe inxhinierët e programeve ‘Java’, si: analistët e programeve kompjuterike, inxhinierët e sistemeve, teknikët e rrjetit dhe menaxherët janë shumë të kërkuar, duke zënë nga vendi i katërt në të shtatin.

Vendi i 8 në të 10-tin: Tre vendet e fundit u janë caktuar menaxherëve të shitjeve, specialistëve komercialë, teknikëve komercialë / menaxherëve të eksportit.

Nga ana tjetër, për sa i përket profesionistëve me kualifikim të mesëm, në vendin e parë kërkohen më shumë punonjës socialë dhe shëndetësorë. Në vendin e dytë janë specialistët administrativë, të ndjekur nga kontabilistët (i treti) dhe specialistët e kredisë (i katërti).

Gjithashtu ka hapësirë ​​edhe për menaxherët e dyqaneve dhe këshilltarët e shitjeve. Kujdestarët janë gjithashtu shumë të kërkuar: ata janë të shtatët në renditje, përpara stafit të ndihmës ndaj klientit, ‘call-center’-ave dhe stafit ndihmës.

Në fund, për sa i përket profesioneve me kualifikim të ulët, kërkesa është përqendruar mbi të gjitha tek përpunuesit e metaleve të specializuara dhe punëtorët me turne. Sidoqoftë, marangozët dhe muratorët janë profesione që kërkohen dhe, në vendin e dhjetë janë korrierët/shoferët.

5 profesionet më të kërkuara, sipas Union Camere

Analiza e Sistemit të Informacionit Excelsior të promovuar nga Union Camere dhe Anpal tregon se profesionet më të kërkuara janë pesë dhe janë shpërndarë në të gjithë sektorët.

E para ka të bëjë me sektorin e programimit dhe zhvillimit, që është mjedisi më dinamik i punës në vitet e fundit me dixhitalin që ka fituar një rol thelbësor strategjik në të gjitha kompanitë.

Profesioni i ‘developer’, inxhinier IT që krijon, zhvillon dhe menaxhon jo vetëm faqet e internetit dhe aplikacionet, por edhe kodet për sistemet operative dhe softuerin për përdorim të brendshëm brenda kompanisë, duke mbështetur kështu rrugën e Transformimit Dixhital që të gjithë bizneset po përballen.

Në pozicionin e dytë është Specialisti i marketingut në internet, i cili merr një rol strategjik gjithnjë e më vendimtar, duke planifikuar dhe zbatuar praninë në internet të kompanive.

Në vendin e tretë, specialist i burimeve njerëzore, një profesionist që kërkon, përzgjedh dhe menaxhon personelin.

Në vendin e katërt janë menaxhuesit e kontrollit të cilësisë dhe në të pestin profesionet që lidhen me sigurinë dixhitale si Specialistët e AI (Artificial intelligence), Zyrtarët për Mbrojtjen e të Dhënave, Big Data Analyst.