Ekonomi Cilat janë automjetet me më shumë defekte në Europë

Cilat janë automjetet me më shumë defekte në Europë

Lexus rezultoi marka më e besueshme e automjeteve

Një studim i madh europian mbi besueshmërinë  e automjeteve dhe kënaqësinë e klientit ka dhënë rezultate interesante.

Sondazhi i kryer nga Test Aankoop, një organizatë belge për mbrojtjen e konsumatorëve, vëzhgoi sjelljen e rreth 60 mijë drejtuesve të mjeteve në  Belgjikë, Francë, Itali, Spanjë dhe Portugali.

Ashtu siç ka rezultuar në dy sondazhe të mëparshme në vitet 2020 dhe 2018, Lexus rezultoi marka më e besueshme e automjeteve. Në vetëm 6 për qind të rasteve pronarëve të këtyre automjeteve u është dashur ta çojnë makinën në servis gjatë periudhës së garancisë. Subaru dhe Toyota renditet në vendin e dytë dhe të tretë.

Markat europiane, madje edhe ato të shtrenjtat gjermane, nuk veçohen për performancë të mirë. Nëntëshen e parë e zënë prodhuesit japonezë dhe koreanë, vetëm në vendin e dhjetë është evropiani i parë: Seat, i ndjekur nga afër nga Dacia dhe Skoda.

Markat më pak të besueshme janë tre prodhuesit e makinave elektrike; Jaguar, Land Rover, Alfa Romeo dhe Tesla si markat e pozicionuara më keq me vetëm 60% të automjeteve që nuk iu nënshtruan shërbimit të hershëm.

Markat e automjeteve (besueshmëria dhe kënaqësia e klientit, shprehur në përqindje)

Lexus – 95 – 89

Subaru – 93 – 87

Toyota – 91 – 86

Mitsubishi – 89 – 83

Kia – 89 – 84

Suzuki – 89 – 83

Hyundai – 87 – 83

Honda – 87 – 87

Mazda – 85 – 87

Seat – 85 – 83

Dacia – 85 – 81

Skoda – 84 – 84

Nissan – 82 – 81

DS – 82 – 81

Volkswagen – 82 – 83

Smart – 82 – 82

Peugeot – 82 – 81

Mercedes – 82 – 85

BMW 82 – 85

Mini – 82 – 85

Ford – 80 – 82

Citroën – 80 – 80

Volvo – 80 – 86

Ssangyong – 80 – 81

Porsche 76 – 92

Opel – 76 – 79

Fiat – 76 – 77

Jeep – 72 – 81

Lancia – 68 – 77

Chevrolet – 68 – 76

Jaguar – 68 – 87

Land Rover – 64 – 82

Alfa Romeo 64 – 84

Tesla – 60 – 91