Extra Cilat janë lagjet më të plakura të Tiranës?

Cilat janë lagjet më të plakura të Tiranës?

Koefiçenti i varësisë moshore tregon përqindjen e atyre mbi 65 vjeç mbi atë grup të popullsisë që ka një moshë nga 15 deri në 64 vjeç, pra ata në moshë aktive për punë.

Ky indikator shërben kryesisht për të përpiluar skemat e pensioneve por edhe politikat sociale, por nga ana tjetër është edhe një tregues deri diku i saktë i moshës së popullsisë në një zonë të caktuar, pra i plakjes së popullsisë.

Të dhënat e Bashkisë së Tiranës mbi koefiçentin e varësisë moshore na tregojnë pikërisht lagjet më të plakura të Tiranës, por edhe ato më të reja, e sidomos ato lagje që kanë një popullsi më aktive për punë dhe ato që kanë më pak.

Cila është lagja më e plakur e kryeqytetit? 

Të dhënat tregojnë se është njësia numër dhjetë, pra zona që rrethon rrugën “Myslim Shyri”, nga të dyja anët e saj, dhe “Rrugën e Kavajës”, deri te kryqëzimi i “21 Dhjetorit”. Në këtë lagje koefiçenti i varësisë moshore fiksohet në 24.7, ndërkohë që mesatarja e Tiranës fiksohet në 16.7 dhe ajo e Shqipërisë në 20.1.

Mosha mesatare në njësinë numër 10-të fiksohet në 42 vjeç. Pas njësisë 10-të, në listën e lagjeve me përqindjen më të lartë të të moshuarve mbi moshën aktive të popullsisë, renditet njësia numër 8-të, pra zona e “Rrugës së Dibrës” dhe Shkollës “Partizani”.

Në vend të tretë renditet njësia numër 2, zona e “Tregut elektrik”, dhe më pas njësia numër 5, “Tirana e Re”.

Po lagja me moshën më të re të Tiranës cila është? “Kombinati”!

Pra, njësia numër 6, së bashku me “Laprakën”, njësinë numër 11, me një koefiçent varësie për të moshuarit në vetëm 12.7, pra sa gjysma e lagjeve më të plakura, ndërkohë që mosha mesatare në të dy këto lagje fiksohet në 35 vjeç.

Burimi: SCAN