Kryesore Cilat janë tre vatrat kryesore të Covid-19 në Tiranë

Cilat janë tre vatrat kryesore të Covid-19 në Tiranë

Tre janë zonat më shqetësuese në Tiranë për koronavirusin, në zonën e Astirit, tek Fresku dhe tek Kodra e Diellit. Epidemiologët, që janë prej 5 muajsh në terren, pohojnë se rastet e konfirmuara janë përqendruar kryesisht në periferi të kryeqytetit.

Shkaqet e përhapjes së koronavirusit mbeten të njëjtat aktivitete, për të cilat mjekët paralajmërojnë prej muajsh se duhen evituar grumbullimet në festa, dasma apo ceremonitë mortore.

Linjat e transmetimit të infeksionit janë dy sipas epidemiologeve të terrenit, ajo familjare dhe ajo e punës.

Ministrja e Shëndetësisë tha se sistemit shëndetësor do t’i shtohen 300 mjekë, infermierë, teknikë, në përgjigje të planit dhe strategjisë afatmesme ndaj situatës së shkaktuar nga Covid-19.