Rajoni Cipras: Koha që grekët të jetojnë më mirë

Cipras: Koha që grekët të jetojnë më mirë

“Është hera e parë në një dekadë që një qeveri greke ka luksin të diskutojë planin e vet për katër vitet e ardhshme, një program që do të miratohet nga populli grek dhe jo nga trojka e huadhënësve të Greqisë”, bëri të ditur kryeministri grek, Aleksis Cipras.

Duke paraqitur planin e SYRIZA-s, Cipras tha se kjo është vetëm për faktin se “qeveria e nxori vendin nga memorandumi i kredisë, kur shumë besuan se ne nuk do ia dilnim dot, por populli grek besoi tek qeveria”.

“Greqia nuk është më një vend i falimentuar, tani kemi mundësinë t’ju prezantojmë planin tonë për Greqinë e ardhshme, jo vetëm për elitën, por për të gjithë grekët”, nënvizoi ai.

Cipras tha se e kupton zemërimin, lodhjen dhe zhgënjimin e votuesve dhe u bëri thirrje atyre të kujtojnë se ku ishte Greqia katër vjet më parë.

“Tani Greqia ka një rrugë të hapur përpara, dhe tani, mund t’u japim frymë atyre që e mbajtën barrën gjatë kohërave të vështira”, përfundoi kryeministri.