Bota Cipras: Rezultati i zgjedhjeve europiane mund të përmbyset

Cipras: Rezultati i zgjedhjeve europiane mund të përmbyset

Rezultati i zgjedhjeve europiane mund të përmbyset, tha kryeministri grek, Aleksis Cipras gjatë një interviste televizive.

Duke shtuar se nuk ishte i detyruar të bënte thirrje për zgjedhje të parakohshme pas humbjes në zgjedhjet evropiane, Cipras tha se ndryshimi me opozitën kryesore ishte 500 000 vota.

“Ne mund ta ndryshojmë atë nëse i kuptojmë plotësisht ata votues, që ende nuk na e kanë mbyllur derën, por na kanë dhënë mesazhin. Ne i njohim përpjekjet e SYRIZA-s gjatë katër viteve të fundit për të nxjerrë vendin nga memorandumi i kredisë, por ne presim që t’i marrim frytet sa më shpejt dhe me sa më pak dhimbje”, theksoi ai.

“Zgjedhjet e përgjithshme të ardhshme të 7 korrikut duhet të bazohen në një krahasim midis dy programeve politike, të SYRIZA-s dhe të ‘Demokracisë së Re”, vuri në dukje ai duke pranuar se qeveria nuk e ka vlerësuar saktë dallimin nga rivalët e saj.

“Ne gabuam, por kemi treguar se e kemi marrë mesazhin e qartë dhe që atë natë bëmë thirrje për zgjedhje”, theksoi Cipras.