Sport City e Chelsea “turpërohen” në shtëpi nga Crystal Palace e Leicester

City e Chelsea “turpërohen” në shtëpi nga Crystal Palace e Leicester

Manchester City dhe Chelsea duket se i kishin marrë pushimet e Krishtlindjes më herët sesa duhet, pasi panë të mposhten në shtëpi, në ndeshjet e vlefshme për javën e 18 të Premier Leagues.

Kështu londinezët u mposhtën me rezultatin minimal 0-1 nga Leicester, në një sfidë fati i të cilës u vendos nga një gol i Jamie Vardy-t në fillim të pjesës së dytë.

Nga ana tjetër, të besuarit e Guardiolës u mposhtën 2-3 nga Crystal Palace, në “Etihad Stadium”, në një sfidë ku golat e Gundogan dhe De Bruyne nuk mjaftuan për të shmangur “turpërimin”.

Më herët, Arsenali mposhti me rezultatin 3-1 Burnleyn në shtëpi, falë golave të shënuar nga Aubameyang dy herë dhe Iëobi.

Festa e Krishtlindjes do të gjejë si kryesues të kampionatit Liverpoolin e Jurgen Klopp, me 48 pikë, 4 më tepër se kampioni në fuqi, Manchester City, që pozicionohet në vendin e dytë.