Sport City i Guardiolës kampion i Anglisë

City i Guardiolës kampion i Anglisë

Manchester City është shpallur kampion i Premier League angleze për të dytën herë radhazi pasi ka mposhtur Brighton 4-1 duke e mbyllur sezonin me plot 98 pikë, një më pak se Liverpool me 97 pikë.

Titulli do të vendosej në javën e fundit dhe Citizens kishin nevojë për një fitore për ta mbyllur në krye.

Brishton ka trembur të gjithë tifozët miq teksa kaloi në avantazh me Murray, por ai gol vetëm sa i ka zgjuar nga gjumi të besuarit e Pep Guardiola-s.

Aguero barazoi menjëherë, ndërsa Laporte shënoi golin e avantazhit pak më vonë.

Pas pushimit, Mahrez dhe Gundogan kanë siguruar fitoren e madhe të Manchester City-t, që sot feston titullin e gjashtë në historinë e klubit.

Liverpool duhet të fitonte ndeshjen e tij dhe të shpresonte për një hap fals të City-t, diçka që nuk ka ndodhur. Skuadra e Klopp ka fituar 2-0 me dy golat e Sadio Mane, nga një për çdo pjesë. Një sezon i madh i The Reds, megjithëse nuk arritën të shpalleshin kampionë.

Manchester United është turpëruar edhe në ndeshjen e fundit në Old Trafford teksa është mposhtur nga Cardiff me rezultatin 2-0. Cardiff e ka siguruar rënien nga kategoria dhe kjo ishte një mundësi e mirë e Djajve për ta mbyllur me një rezultat pozitiv sezonin, por kjo gjë nuk ka ndodhur, krejt e kundërta.

Ndërkohë Tottenham ka barazuar 2-2 me Everton, ndërsa Arsenal ka fituar 2-1. Spurs janë në vend të katërt dhe shpresa e vetme për Arsenal që të luajë në Champions sezonin tjetër është nëse fiton finalen e Europa League.