Bota Clinton dhe Levinsky në sagën e “American Crime Story”

Clinton dhe Levinsky në sagën e “American Crime Story”

Pas ish-kampionit të futbollit amerikan O. J. Simpson, më pas stilistit, Gianni Versace tashmë është presidenti amerikan, Bill Clinton, është pjesë e sagës “American Crime Story”, për lidhjen e tij me Monica Lewinsky që rrezikoi të shkaktonte largimin nga posti i presidentit.

Ish-praktikantja e Shtëpisë së Bardhë do të jetë pjesë e një serie sepse ajo është një nga producentet e serialit.

“Xhirimi nga ‘Impeachment: American Crime Story’ do të fillojë në muajin shkurt për një publikim të parashikuar në SHBA më 27 shtator 2020”, njoftoi sot presidenti i FX Networks, John Landgraf, i cili është bashkëproducent me studiot e Fox.

Një datë që ka ngjallur tashmë kundërshtime, pasi zgjedhjet presidenciale amerikane do të zhvillohen pak pas 3 nëntorit 2020.

Disa theksojnë se publikimi i aventurës intime të Bill Clintonit do të ketë ndikim mbi fushatën, ndërkohë që debati është rritur aktualisht në kampin demokrat për të mësuar nëse duhet ose jo fillimi i një procedure shkarkimi kundër presidentit republikan, Donald Trump.