Sport “Çmendet” Barça, ofron dy lojtarë dhe 125 milionë euro për Neymar

“Çmendet” Barça, ofron dy lojtarë dhe 125 milionë euro për Neymar

Detaje të reja vinë nga Spanja rreth kalimit të mundshëm të Neymar te Barcelona. Mediat spanjolle kanë zbuluar ofertën e re të klubit blaugrana për të bindur drejtuesit e Paris Saint Germain të lejojnë largimin e brazilianit.

Sipas të përditshmes katalanase Sport.es për të zhbllokuar situatën, Barcelona ka ofruar 125 milionë euro plus kartonin e Ivan Rakitic dhe huazimin e sulmuesit anësor Ousmane Dembele.

Një ofertë joshëse kjo por që edhe në këtë rast Paris Saint Germain do të marrë kohë për të dhënë një përgjigje pozitive ose negative.