Extra Çmenduria e Tottenhamit ka mrekulluar edhe Adele

Çmenduria e Tottenhamit ka mrekulluar edhe Adele

Tottenhami ka bërë të lumtur shumë tifozë angleze me përmbysjen e çmendur ndaj Ajaxit të Amsterdamit.

Spurs-at prenë biletën për në finale, ku do të përballen me Liverpoolin, çka do të thotë se trofeu do të shkojë në Angli.

Mes tifozëve që kanë festuar për kualifikimin edhe njëra, tepër e veçantë. Bëhet fjalë për yllin e muzikës, Adele, që njihet si fanse e Tottenhamit.

Në postimin e saj kuptohet befasia e një rezultati të tillë dhe gëzimi i pamatë. E kush do ta besonte pas pjesës së parë që Tottenhami do të shënonte 3 gola…