Kryesore Çmimet e larta, Berisha: Rama po pasuron klientelën e tij

Çmimet e larta, Berisha: Rama po pasuron klientelën e tij

Çështja e çmimeve të larta të karburanteve dhe produkteve të shportës ishte sërish pjesë e konferencë për shtyp të kreut të demokratëve Sali Berisha me gazetarët.

Berisha tha se po e përdor qëllimisht rritjen e çmimeve për të pasuruar klientët dhe varfëruar shqiptarët.

“Naftën, qumështin, bukën, vajin, Edi Rama po i përdor për dy qëllime madhore, pasurimin e tij dhe të klientelës së tij, varfërimin e qytetarëve shqiptarë.

Dje nafta ka qenë, ka disa ditë që nafta në bursë është nën çmimin që ka pasur para luftës në Ukrainë, kjo jo rastësisht, sepse presidenti Joe Biden urdhëroi hapjen e rezervave të naftës në SHBA.

Përgjysmimi i akcizës së naftës do jetë një nga masat që do ndërmarrë qeveria e ardhshme. Jo vetëm kaq, por edhe subvencionimi i biletave të transportit urban dhe interurban.

Sot ky bord që mbron interesat e Edi Ramës dhe klientelës së tij, cakton një çmim të paktën 50 përqind më të lartë se ai i bursës”, tha mes të tjerash Berisha.