Kulturë Çmimet Oscar: Garë e fortë mes “Green book”, “The Favourite”, “A star...

Çmimet Oscar: Garë e fortë mes “Green book”, “The Favourite”, “A star is born” dhe “Roma”

Të gjithë sytë nga nominimet për çmimet Oscar. Ashtu siç edhe pritej, Akademia Amerikane e Arteve dhe Filmit ka shpallur sot listën me filmat kandidatë për çmimet më të rëndësishme në industrinë e filmit.

Filmat me më shumë nominime në këtë edicion të 91, me konkretisht dhjetë secila janë “Roma” dhe “The Favourite”. Garën më të fortë do ta kenë me “A star is born” dhe “Green Book”.

“Vice” dhe “A Star is Born” kanë marrë nga 8 nominime secili.

Duke hyrë në histori si filmi i parë me superheronj i nominuar për çmimet Oscar, “Black Panther” ka marrë 7 të tilla.

Surprizë në listë për fituesin e çmimeve “Golden Globes”, Bohemian Raphsody për të cilin kanë shkuar 5 nominime.

Ndarja e çmimeve Oscar për 2019-të do të bëhet më 24 Shkurt 2019 në Los Angeles.

Në garë për aktorët dhe aktoret më të mira janë 10 nominime, përfshirë aktoreë Christian Bale, Bradley Cooper, Rami Malek apo Lady Gaga.