Ekonomi Çmimet ulin kursimet në banka, 20 mln euro më pak depozita nga...

Çmimet ulin kursimet në banka, 20 mln euro më pak depozita nga shkurti

Rritja e çmimeve ka zbrazur llogaritë bankare të qytetarëve.

Që prej muajit shkurt të këtij viti dhe deri në fund të majit, depozitat e rezidentëve janë tkurrur me 20 milionë euro.

Kjo tendencë ndodh për herë të parë në 5 vitet e fundit, pas një prirje të gjatë kursimi që patën individët gjatë pandemisë.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, rënia më e madhe ka ndodhur për kursimet në monedhën vendase.

Qytetarët kanë ulur kursimet në lekë, dhe kanë mbajtur të paprekura depozitat në valutë.

Krahasuar me llogaritë në lekë, depozitat e individëve në euro janë 650 milionë euro më të larta.

Edhe korporatat janë pozicionuar te monedha euro. Llogaritë në monedhën europiane janë shtuar që prej nisjes së luftës në Ukrainë dhe është ulur likuiditeti në monedhën vendase.

Totali i depozitave në banka arriti vlerën e 10.23 miliardë eurove, 50 milionë euro më pak krahasuar me janarin e këtij viti.