Bota Çmimi Nobel në Kimi për dy shkencëtaret që gjetën mënyrën për rishkrimin...

Çmimi Nobel në Kimi për dy shkencëtaret që gjetën mënyrën për rishkrimin e kodit të jetës

Kërkimi mbi redaktimi i gjenomit, një metodë e rishkrimit të kodit të jetës e njohur gjithashtu si CRIPSR-Cas9, fitoi çmimin Nobel në Kimi për vitin 2020 duke nderuar për këto kërkime Emmanuelle Charpentier dhe Jennifer Doudna, njoftoi Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave.

E njohur si “gërshërë gjenetike”, teknologjia lejon studiuesit të shkurtojnë kodin gjenetik duke nxjerrë ose futur pjesë të reja të kodit ku përpiqen të ndryshojnë ose përmirësojnë përbërjen e një organizmi.

“Kjo teknologji ka pasur një ndikim revolucionar në shkencat e jetës, po kontribuon në terapitë e reja të kancerit, dhe mund të përmbushë ëndrrën e shërimit të sëmundjeve trashëgimore”, thuhet në një deklaratë.

Charpentier zbuloi molekulën e tracrRNA, e cila përdoret nga disa baktere për t’u mbrojtur duke çarë ADN-në virale.

Ai u bashkua me Doudna për të rikrijuar aktivitetin e ngjashëm me gërshërë në një epruvetë.