Sport Çmimi për lojtarin më të mirë të vitit, FIFA nxjerr emrat e...

Çmimi për lojtarin më të mirë të vitit, FIFA nxjerr emrat e pretendentëve

Organizata më e madhe e futbollit botëror, FIFA ka publikuar emrat e 10 futbollistëve të nominuar për çmimin e Futbollistit më të mirë për vitin 2019.

Për herë të parë pas disa vitesh në listën me 10 futbollistët më të mirë në botë mungon braziliani Neymar dhe kroati Luca Modriç.

Lista e të nominuarve për këtë çmim bazohet në arritjet e lojtarëve nga periudha 16 korrik 2018 deri në 19 korrik 2019 Për zgjedhjen e lojtarit më të mirë të vitit 2019 mund të votojnë tashmë dhe fansat të cilët do të kenë të njëjtën votë si gazetarët, trajnerët e ekipeve kombëtare dhe kapitenët.

3 finalistët më pas do të shpallen në një datë tjetër dhe çmimet do të ndahen në Milano më 23 shtator/l.m
Lista e të nominuarve për çmimin e Lojtarit Më Të Mirë 2019

Cristiano Ronaldo

Frenkie De Jong

Matthijs de Ligt

Eden Hazard

Harry Kane

Sadio Mane

Kylian Mbappe

Lionel Messi

Mohamed Salah

Virgil van Dijk