Kuriozitete “Cobra”, superjahti me motorë avioni

“Cobra”, superjahti me motorë avioni

Në një periudhë kur industria ajrore pësoi një goditje të madhe nga pandemia e koronavirusit, dhe numri i prodhimit të avionëve ra ndjeshëm, dizajneri i jahteve luksozë Uros Pavasovic ka shpalosur një ide për një mjet lundrimi special, që lëviz me motorë avionësh.

Jahti i pagëzuar “Cobra” është ende një koncept dhe është i frymëzuar nga një mjet fluturues që duket sikur vjen nga një film fantastiko-shkencor. Struktura ngjan me avionin luftarak amerikan Lockheed SR-7 Blackbird, i përdorur edhe nga NASA, por i tërhequr nga shërbimi në vitin 1999.

“Cobra” ka gjithashtu vend për vendosjen e një helikopteri që ulet në ujë, duke kursyer kështu hapësirën për “parkimin” e helikopterit. Jahti do të jetë i pajisur edhe me një pishinë dhe një bar.

Sipas të dhënave zyrtare, rreth 1000 avionë do të dalin për skrap çdo vit, deri në vitin 2023, kështu që prodhuesi nuk do ta ketë problem të gjejë avionë për të sjellë në jetë këtë koncept.

Megjithatë, Pavasovic mendon që do t’i duhet 4 vite për të përfunduar dizajnin dhe për ta prodhuar.