Bota Conte: Durimi ka vdekur, heqim dorë nga BE nëse nuk ofrohen ndihma

Conte: Durimi ka vdekur, heqim dorë nga BE nëse nuk ofrohen ndihma

Për rreth një muaj Italia, nga ajo gjallëria e dikurshme u shndërrua në një vend fantazmë. Të vetmet zhurma në këtë vend ishin sirenat e ambulancave që transportonin pacientët.

Vendi po vuan shumë jo vetëm humbjen e jetëve të mijëra njerëzve por edhe krizën ekonomike e cila po përjeton efektet e para të reçesionit.

Për këtë arsye, Kryeministri i vendit Guissepe Conte i ka drejtuar Bashkimit Evropian një mesazh shumë të ashpër.

“BE-ja duhet të veprojë në mënyrë sa më të shpejt dhe të koordinuar për të ndihmuar vendet që u goditën më shumë nga virusi. Bashkimi Evropian duhet të ngrihet përballë sfidës më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Në intervistën për gazetën prestigjioze Bild, Conte theksoi se nëse nuk shfrytëzohen tani të gjitha paketat financiare, shumë shpejt mund të ketë një dështim shumë të madh.

Kreu i qeverisë italiane është shprehur se Italia nuk mund të mbetet pas Kinës dhe SHBA që për momentin kanë vendosur 13% të GDP-së së tyre për përballimin e kësaj emergjence.

“Nuk mund të qëndrojmë duarkryq. Durimi me Europën ka vdekur. Nëse ndihma nuk ofrohet në kohë, Italia do të duhet të heqë dorë nga ëndrra evropiane dhe do të veprojë e vetme, duke aplikuar burimet e mbetura të saj”.

Italia aktualisht ka kaluar në fazën e dytë të aplikimit të masave. Kurba e infeksioneve dhe vdekjeve ka rënë ndjeshëm krahasuar me fillimin e epidemisë. Në vend është lejuar të hapen me orare të reduktuara disa fabrika, por rikthimi në realitet ende nuk ka filluar.

Por Oganizata Botërore e Shëndetësisë i ka bërë thirrje vendeve që të mos nxitohen t’i rikthehen normalitetit pasi virusi do të jetë ekzistent deri në momentin që vaksina për ta kuruar atë nuk ka dalë në treg.