Sport Conte ka edhe një kërkesë, do Vidalin e Barcelonës

Conte ka edhe një kërkesë, do Vidalin e Barcelonës

Në shtëpinë e Interit nuk dinë të ndalen. Me merkaton që mbyllet në fillim të shtatorit, zikaltrit vazhdojnë punën për të mbyllur edhe lëvizjet e fundit sa i takon kësaj merktoje vere. Pasi siguruan Lukakun dhe vazhdimin e bisedimeve me Manchester United për Sanchez, trajneri Conte ka edhe një kërkesë specifike për drejtuesit e klubit.

Sipas numri një të stolit mungon ende diçka në mesfushë, që mund t’i japë peshë skuadrës. Objektivi është Vidal i Barcelonës. Gjatë javës së ardhshme zikaltrit do të nisin bisedimet për të bindur 32-vjeçarin të transferohet në Milano.