Sport Conte: Mjaft folëm vetëm për Eriksen, Ranocchia është shembull për të gjithë

Conte: Mjaft folëm vetëm për Eriksen, Ranocchia është shembull për të gjithë

Pas tre ndeshjesh radhazi pa fitore, zikaltrit ia dolën të triumfojnë 0-2 ndaj Genoas, ndërsa Conte i kënaqet faktit që skuadra mbyll për herë të parë një ndeshje pa pësuar gol

Christian Eriksen luajti përreth 60 minuta në transfertën e ditës së shtunë të Interit ndaj Veronës, pro u mjaftua vetëm me një lojë të thjeshtë, pa marrë shumë përsipër, ndërsa më pas u zëvendësua nga Barella dhe ishte pikërisht italiani që “gatoi” golin e avantazhit shënuar nga Lukaku.

Në përfundim të takimit, trajneri Antonio Conte u pyet sërish për performancën e danezit, por reagoi ashpër ndaj gazetarëve, duke u thënë se është i lodhur dhe i bezdisur që duhet të flasë gjithmonë për Eriksen e jo për të tjerët.

“Më jep bezdi e më lodh fakti që duhet të flas si para dhe pas ndeshjeve për Eriksen. Ai është një lojtar që ka disa cilësi të mira dhe ne po mundohemi ta vëmë në kushtet e duhura për t’u shprehur mirë. Nëse e meriton, do të luajë. Nëse nuk e meriton, do të qëndrojë në pankinë”, u shpreh trajneri i Interit.

Për Lukakun

“Romelu është një lojtarë i ndryshëm sot në krahasim me një vit më parë. Kam folur gjithmonë për një diamant të papërpunuar që do të më kishte pëlqyer ta kisha patur edhe në të kaluarën. E kam kërkuar me ngulm edhe në eksperiencat e mëparshme. Ai po punon dhe duket se arrin ta mbajë më shumë topin dhe të jetë më cilësor në pasimin e fundit dhe të shënojë gjithmonë”.

Elozhe për Ranocchian

Pas tre ndeshjesh radhazi pa fitore, zikaltrit ia dolën të triumfojnë 0-2 ndaj Genoas, ndërsa Conte i kënaqet faktit që skuadra mbyll për herë të parë një ndeshje pa pësuar gol dhe thur elozhe për performancën e Andrea Ranocchias.

“E dija që fitorja do të vinte herët a vonë, pasi edhe ndaj Borussias pësuam dy gola me një penallti dhe në gjuajtje në portë gjatë gjithë 90-minutëshit. Skuadra po luante mirë, por thjesht episode po na shkonin kundër. Sot jam i kënaqur jo vetëm që morëm fitoren, por edhe që nuk pësuam asnjë gol. Dua të them dy fjalë edhe për Ranocchian, që sot bëri një paraqitje të jashtëzakonshme. Ishte duke ikur në verë, por më pas qëndroi, vijoi të stërvitet me përkushtim maksimal dhe sot tregoi në fushë se është një alternativë mjaft e vlefshme”, deklaroi Conte.