Sport Conte në gjykatë, pretendon 23 milionë euro nga Chelsea

Conte në gjykatë, pretendon 23 milionë euro nga Chelsea

Shpërndaje

Chelsea provoi të gjente një marrëveshje me Antonio Conten për prishjen e kontratës, por trajneri italian ndihet viktimë e një padrejtësie dhe nuk bën prapakthehu në rrugën e tij.

“Divorci” mes bluve të Londrës dhe trajnerit nga Salento do të zgjidhet në gjykatë.

Ish-tekniku i Italisë mësohet se i ka refuzuar kërkesat për takim nga klubi i tij deri pak muaj më parë, për zgjidhjen me marrëveshje të kontratës e tashmë përfaqësuesit e tij ligjorë po punojnë në dy drejtime: për zgjidhjen e çështjes nës KAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv) dhe në Gjykatën e Punës.

Conte do të përfitonte 11.3 milionë paundë për vitin e fundit të kontratës me Chelsea-n, plus edhe 8.7 milionë euro dëmshpërblim për një total prej 20 milionë paundësh (rreth 23 milionë euro).

Mirëpo Chelsea nuk dëshiron të paguajë një shumë të tillë, ndaj ka argumentet e tij mbrojtës për shkarkimin e tij, sikurse janë sms-të dërguar Diego Costas, mungesat e trajnerit në eventet e organizuara nga sponsorët, pa harruar edhe vonesat në daljet në konferenca për shtyp apo parkimin në vendin e gabuar në qendrën sportive “Cobham”. Beteja ligjore sapo është “ndezur”, llogaritë për fituesin do të bëhen në fund.