Sport Coutinho drejt transferimit te kampionët e Gjermanisë

Coutinho drejt transferimit te kampionët e Gjermanisë

Jemi vetëm një javë larg nga nisja e sezonit në La Liga dhe disa lojtarë te Barcelona ende nuk e kanë të qartë nëse do të kenë sërish Lionel Messin në skuadër.

Një prej tyre është edhe braziliani Philippe Coutinho për të cilin së fundmi ka shfaqur interes edhe Bayern Munchen.

Sipas radios katalanase RAC1, 27-vjeçari brazilian shihet si përforcimi i duhur në fazën e sulmit nga kampionët e Gjermanisë.

Burime të kësaj radio kanë bërë të ditur se Barcelona do të diskutojë për shitjen përfundimtare të futbollistit.