Kryesore Covid-19, 10 të vdekur në 24 orët e fundit, mes tyre një...

Covid-19, 10 të vdekur në 24 orët e fundit, mes tyre një 21-vjeçar

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3572 testime il nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, 441 qytetarë.

Ndërkohë, është rritur sërish numri i viktimave. Vetëm në 24 orët e fundit, kanë ndërruar jetë nga koronavirusi 10 qytetarë.

Aktualisht, në spitalet Covid po marrin trajtim 146 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar.