Extra Covid-19/ Brazili u sugjeron prostitutave të punojnë online

Covid-19/ Brazili u sugjeron prostitutave të punojnë online

“A nuk lindin ide të mira në kohë krizash? Nëse duhet të punosh dhe të bisedosh me klientët e tu, provo opsionin e shërbimit virtual”, thuhet në një broshurë të shpërndarë për punonjësit e seksit në Brazil.

Broshura rendit disa nga rreziqet e shumta që mund të transmetoheshin në kohën e pandemisë Covid-19, si pasojë e kontakteve fizike mes dy personave.

Prostitutat këshilloheshin të mbanin të paktën 1 metër largësi me klientët për të mos u infektuar me Covid-19.

Ideja për të përpiluar disa këshilla, përfshirë edhe punën online për punëtorët e seksit, erdhi nga Damares Alves, ministri brazilian i Grave, Familjes dhe të Drejtave të Njeriut, i cili vendosi të shpërndajë një broshurë të shtypur, të krijuar posaçërisht për shtresat më të margjinalizuara në vend, komunitetet e varfëra, punonjësit e seksit dhe komunitetin LGBT.

Sipas tij, një pjesë e konsiderueshme e këtyre komuniteteve në Brazil jetojnë në kushte të vështira ekonomike dhe për rrjedhojë janë shumë të ekspozuar përballë infektimit me Covid-19.

Pra, siç u përmend edhe në fillim, një pjesë e broshurës i është kushtuar të vetëpunësuarëve dhe prostitutave, pasi këto komunitete për shkak se janë pa të ardhura fikse shfaqen më të ekspozuara përballë rrezikut të pandemisë në Brazil.

Numri i personave të infektuar me Covid-19 në Brazil ka shkuar mbi 4 mijë e 600 persona, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 160.

Ndërkohë, presidenti Jair Bolsonaro, i cili më parë i referohej masave të koronavirusit si “histeri”, tha se deklaratat e gjendjeve të jashtëzakonshme nga disa guvernatorë ishin të ekzagjeruara.

Më 18 mars, gjendje e jashtëzakonshme u shpall në shtetet Rio de Janeiro dhe Sao Paulo, ku shpërthimi ishte më i dukshëm.

Pasi u shfaq për herë të parë në Vuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, koronavirusi i ri, i njohur zyrtarisht si COVID-19, është përhapur në të paktën 177 vende dhe territore, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA.