Extra Covid-19/ Çfarë konsiderohet kontakt i afërt?

Covid-19/ Çfarë konsiderohet kontakt i afërt?

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA lëshuan një udhëzues tjetër të ri COVID-19, këtë herë lidhur me ata që konsiderohen “kontakte të ngushta” me dikë të infektuarit. Në udhëzimet e mëparshme të CDC, kontakt i ngushtë cilësohej një largësi më pak se 6 metra nga i infektuari me COVID-19 për të paktën 15 minuta ose më shumë. Me udhëzimet e reja, kontakt i afërt është të qenit brenda një rrezeje 6 metra për një total prej 15 minutash (ose më shumë) për një periudhë 24-orëshe.

Udhëzimi i azhurnuar u publikua të mërkurën së bashku me një raport që shqyrtonte rastet e virusit në një burg të Vermontit. Ekspertët e shëndetit zbuluan se një punonjës burgu ishte infektuar me COVID-19 në gusht pas 22 ndërveprimeve me njerëzit që përfunduan më vonë në testimin pozitiv për virusin. Ndërveprimi arriti gjithsej në 17 minuta gjatë ndërrimit të turnit dhe të paktën një nga individët asimptomatikë e infektoi punonjësin.

Në raport thuhet se punonjësi i burgut mbante veshur mjete mbrojtëse, përfshirë një maskë fytyre prej pëlhure. Individët e infektuar gjithashtu kanë pasur maska ​​gjatë shumicës së kohës.

Çfarë do të thotë saktësisht ky përkufizim i ri për ne në përgjithësi?

Shenja prej 15 minutash nuk është kufi i qartë për infektimin ose jo nga Covid-19.

Kjo kohë nuk duhet parë si një numërimi mbrapsht në përrallën e Hirushes para mesnatës. Koronavirusi mund të transmetohet në një kohë më të shkurtër ose më të gjatë. Sasia ose intensiteti i ekspozimit është ajo që ka rëndësi, thotë Amesh Adalja, studiues i vjetër në Qendrën e Universitetit Johns Hopkins për Sigurinë Shëndetësore dhe ekspert i sëmundjeve infektive.

Përkufizimi i ri do të ketë efekt më të madh në fusha si shkollat ​​dhe zyrat.

Grupi i individëve që konsiderohen kontakte të ngushta do të bëhet shumë më i madh me këtë udhëzim të ri – veçanërisht kur merrni parasysh ndërveprimet në shkolla dhe biznese, tha për Washington Post Caitlin Rivers, epidemiolog në Qendrën Johns Hopkins për Sigurinë Shëndetësore.

“Është e lehtë të grumbullosh 15 minuta në total kur kalon gjithë ditën së bashku – disa minuta te aparatura e ujit, disa minuta në ashensor etj”, thotë Rivers. “Unë pres që kjo do të rezultojë në shumë më tepër njerëz të identifikuar si kontakte të ngushta.”

Adalja vë në dukje se rregulli i ri mund të jetë një sfidë për vendet e punës të kuptojnë se si kjo i përshtatet funksionit të tyre të përditshëm.

Kjo gjithashtu mund të ndikojë në gjurmimin e kontakteve.

Udhëzimi i ri shton një sfidë në gjurmimin e ekspozimit ndaj COVID-19. Kjo do të thotë më shumë njerëz për t’u kontaktuar dhe, varësisht nga niveli i tyre i ekspozimit, më shumë njerëz që u kërkohet të izolohen ose të hyjnë në karantinë.

Mbi të gjitha, kjo thekson edhe faktin se duhet mbajtur maska, të cilën janë të shumtë ata që nuk e duan.

Ne vazhdojmë ta dëgjojmë këtë këshillë për një arsye: Maskat e fytyrës janë thelbësore. Të dhënat kanë treguar në mënyrë të përsëritur se mbajtja e maskës mund të zvogëlojë ndjeshëm përhapjen e COVID-19, dhe përdorimi i tyre është i zbatueshëm edhe për këtë udhëzim të ri.

Me fjalë të tjera, nëse jeni pranë dikujt që është i sëmurë dhe të dy mbani maska, kemi më pak rrezik.

Ekspertët janë edhe vetë në procesin e të mësuarit më shumë për COVID-19.