Sport COVID-19/ Eriksen: Nuk kam shtëpi në Milano, më ndaloi policia, përfundova në...

COVID-19/ Eriksen: Nuk kam shtëpi në Milano, më ndaloi policia, përfundova në qendrën stërvitore

Kristian Eriksen u largua nga Totenhemi në janar, për të kaluar në Serie A, ku u bashku me Interin. Danezi po fillonte të përshtatej me futbollin italian dhe më skemat e trajnerit Konte, pro shpërthimi i koronavirusit bëri që të ndalet gjithçka dhe lojtari tashmë ka 7 javë pa prekur top me këmbë.

Në një intervistë të dhënë për “The Sun”, mesfushori ka treguar vështirësitë që ka kaluar gjatë gjithë kësaj kohe, për shkak se nuk e ka pasur kohë të gjejë një shtëpi të përshtatshme në Milano dhe është detyruar të qëndrojë për 14 ditë në qendrën stërvitore të Interit.

“Mendova t’i thoja Lukakut ose Eshli Jang të qëndroja në shtëpitë e tyre, por më pas mendova që ata janë me familjet e tyre dhe të qëndrosh 14 ditë në shtëpinë e dikujt tjetër është shumë. Pastaj unë përfundova në qendrën stërvitore të klubit ku e kalova karantinën, së bashku me 1 kuzhinier dhe 5 anëtarë të tjerë të klubit që qëndruan aty për të mbrojtur familjet e tyre.

Unë dola për të blerë diçka dhe më ndaloi policia. U mundova t’ia u shpjegoja se çfarë isha duke bërë me atë italishten time të keqe. Unë kurrë nuk kam pasur aq shumë kohë të lirë dhe të mos bëja dot as blerje. Megjithatë ne nuk duhet të ankohemi, pasi për shumë të tjerë është akoma edhe më e vështirë, por është shumë ndryshe nga jeta me të cilën jemi mësuar.

Unë mundohesha të ndiqja programin që na kishte nisur stafi teknik.  Vrapin e kam bërë në parkingun e klubit. Nuk e kam prekur topin prej 7 javësh, ka qenë periudha më e gjatë në jetën time pa futboll”, u shpreh Eriksen.