Extra Covid-19 ka stresuar botën. Stomatologët: Janë shtuar pacientët me dëmtime në dhëmbë

Covid-19 ka stresuar botën. Stomatologët: Janë shtuar pacientët me dëmtime në dhëmbë

Çdo ditë e më shumë, stresi po konsiderohet si një nga faktorët që po ndikojnë në ashpërsimin e koronavirusit te pacientët e prekur.

Covid-19, u ka marrë jetën më shumë se 1,4 milionë personave në të gjithë botën, një virus që sjell vështirësi në frymëmarrje te shumë pacientë, tashmë është vërtetuar se shkakton indirekt probleme të theksuara te dhëmbët si pasojë e stresit të shtuar ndjeshëm gjatë kësaj periudhe.

Të dhënat e publikuara, nga Instituti i Politikave Shëndetësore Dentare Amerikane, tregojnë se që nga fillimi i Covid-19 në SHBA, dentistët kanë raportuar një rritje me 59% të bruxismit, shtrëngimit të dhëmbëve, duke sjellë një rritje me 53% të pacientëve me dhëmbë të thyer ose të plasaritur, si dhe simptoma të tjera si dhimbja e nofullave dhe e kokës.

Doktoresha Cynthia Brattesani, e cila punon në San Francisko, tregon shtimin e ndjeshëm të rasteve me dëmtime të dhëmbëve. “Në 31 vite punë, unë asnjëherë nuk kam pasur kaq shumë pacientë me këto probleme”, tregon ajo.