Aktualitet Covid 19/ Ndahet nga jeta parakohe Feti Fanaj, drejtori i Bashkisë së...

Covid 19/ Ndahet nga jeta parakohe Feti Fanaj, drejtori i Bashkisë së Tiranës

Në orën 01.00 pas mesnate është ndarë nga jeta në Turqi drejtori i drejtorisë së punëtorëve të kryeqytetit, Feti Fanaj.

Që prej më shumë se një muaji, Feti Fanaj, i prekur nga koronavirusi, ishte nisur drejt Turqisë, tre javët e fundit mbeti i intubuar dhe nuk ia doli.

I shtruar në spital në Turqi, Fetiu as nuk e mori vesh që një javë para se ai të mbyllte sytë, babai i tij, ishte ndarë nga jeta po ashtu.

Fetiu la pas nënën, bashkëshorten dhe vajzën e tij të vogël që sot kanë marrë vesh me trishtim të madh lajmin e ndarjes së tij nga jeta.

Kryebashkiaku i Tiranë, Erion Veliaj, në një mesazh në rrjetet sociale shkruan se “Fetiu ishte një mik ideal, një baba i jashtëzakonshëm i Mishelit të vogël.

Nga ata njerëz punëtorë që i dha kaq shumë Tiranës, kuronte çdo ditë, me po të njëjtin pasion, çdo detaj të shkollave, kopshteve dhe çerdheve tona publike. I kudogjendur, i palodhur!

U prehsh në paqe i dashur Feti, vëlla i pazëvendësueshëm për të gjithë ne! Ngushëllime Nidës së re e nënës së tij hallemadhe, që sapo humbi edhe të shoqin. Nuk do t’ju lëmë kurrë vetëm!”.

🖤 Fetiu ishte një mik ideal, një baba i jashtëzakonshëm i Mishelit të vogël.

Nga ata njerëz punëtorë që i dha kaq…

Posted by Erion Veliaj on Monday, 12 October 2020