Bota COVID-19 në Itali, ulet norma e pozitivitetit, por në veri mund të...

COVID-19 në Itali, ulet norma e pozitivitetit, por në veri mund të ketë filluar “vala e tretë”

Në Itali janë konfirmuar sot 13 314 raste të reja COVID-19 dje 356 viktima në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të Ministrisë italliane të Shëndetësisë.

Norma e pozitivitetit për rastet e reja është në 4,4%, e krahasuar me 5,6% dje.

Pacientët e pranuar në kujdesin intensiv janë 2 146, me 28 më shumë se dje.

Nga ana tjetër, pacientët e shtruar në spital me simptoma janë 18 295 (+140).

Rastet pozitive aktuale kanë filluar të rriten sërish duke arritur në 387 948 (+45 krahasuar me dje).

Totali i personave të shëruar është 2 347 866 (+12 898).

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 96 348.

Mbetet sipas ekspertëve një trend i qëndrueshëm, ku vala e infeksionit të dhjetorit nuk është përsëritur më, dhe nuk shënohen më shumë se 16 mijë raste nga mesi i janarit.

Por situata mund të ndryshojë, dhe jo domosdoshmërish për mirë. Sipas analizave të fundit, rreth 39% e testimeve të reja janë mutacionet e COVID-19, me kapacitet përhapës më të madh se ai origjinal. Sot u deklarua se rasti i parë me mutacionin brazilian është gjetur në kryeqytetin e saj, Roma.

Në veri, janë të shumta bashkitë dhe lokalitetet që janë shndërruar në zonë të kuqe dhe gjenden në karantinë totale. Situata është shqetësuese veçanërisht në provincën e Breshës, ku autoritetet shëndetësore kanë deklaruar se mund të jemi përballë valës së tretë të pandemisë”.