Kryesore COVID-19 nuk kursen askënd, infektohet efektivi i Policisë së Tiranës

COVID-19 nuk kursen askënd, infektohet efektivi i Policisë së Tiranës

Një efektiv policie pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës është konfirmuar si mbartës i virusit COVID-19.

Efektivi dyshohet se e ka marrë virusin nga kontakti me qytetarët pranë sportelit.

Prej ditësh ai është vetizoluar, ndërsa gjithashtu janë vetizoluar në banesë, edhe pse nuk kanë shfaqur simptoma disa prej kolegëve të tij efektivë si kontakt i parë i policit të infektuar.

Gjithashtu mësohet se disa prej kontakteve të para të efektivit të policisë në drejtorinë e Tiranës u është marrë edhe tamponi për të verifikuar nëse janë ose jo mbartës së virusit COVID-19.

Gjatë ditës së djeshme për arsye sigurie u janë nënshtruar dezinfektimit ambientet e Drejtorisë së policisë Tiranë dhe asaj të përgjithshme.

Ka dyshime dhe për dy efektive të tjerë, një tek drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe një në komisariatin e Vorës.