Bota “COVID është një gënjeshtër”! Organizuan një festë në familje, të gjithë sëmuren,...

“COVID është një gënjeshtër”! Organizuan një festë në familje, të gjithë sëmuren, vdes vjehrra

Tony Green, një 43-vjeçar nga Teksas, i cili nuk besonte në ekzistencën e koronavirusit, shkeli të gjitha rregullat kundër përhapjes së koronavirusit duke organizuar një festë familjare.

Pas kësaj feste, ai u sëmur, vjehrra e tij vdiq më 1 korrik, ndërsa 14 të afërm të tij, së bashku me të, u infektuan.

Ai i tha një mediaje lokale se mori një mësim të ashpër në realitetin e COVID-19.

“Isha i bindur që Covid ishte një gënjeshtër e demokratëve për të diskredituar Trump, shkatërruar ekonominë dhe për të parandaluar rizgjedhjen e tij si President i Shteteve të Bashkuara”.

Në festën e 13 qershorit, askush nuk e mbajti maskën, pasi u vlerësua si “e padobishme”.

“Ne besuam se më e keqja kishte mbaruar, se gjithçka do të ishte e lehtë, dyqanet do të hapeshin dhe askush nga ne nuk do të kishte simptoma. Por tani, ndihem përgjegjës për familjen time”.