Aktualitet Covid i merr jetën burrit të ish-deputetes socialiste: Nuk ia doli dot

Covid i merr jetën burrit të ish-deputetes socialiste: Nuk ia doli dot

Bashkëshorti i ish-deputetes socialiste Valentina Leskaj ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Lajmin e trishtë e ka njoftuar vetë Leskaj në një postim në Facebook, ku thotë se nuk ja doli të fitonte betejën me sëmundjen.

“Të dashur miq sot është një ditë shumë e vështirë për mua, dy djemtë e mi Arianin, Besnikun dhe familjet e tyre.

Humbëm njeriun tonë të dashur, bashkëshortin e babain model, gjyshin e dashur që nuk ja doli dot me sëmundjen e Covidit.

Për shkak të situatës ceremonia do jetë private. Ju falenderojmë për mirëkuptimin“, shkruan Leskaj.