Aktualitet Covid i merr jetën piktorit 30-vjeçar

Covid i merr jetën piktorit 30-vjeçar

Ka ndërruar jetë në moshën 30-vjeçare nga COVID-19 piktori Kristi Baba. Lajmin e trishtë e ka njoftuar babai i tij përmes një postimi në rrjetet sociale. I ati, Ernest Baba shkruan se djali i vetëm u nda nga jeta në lule të rinisë.

“Me hidherim te thelle dhe dhimbje te madhe ju njoftojme se djali yne i vetem Kristi Baba piktor u nda nga jeta ne moshen 30 vjecare ne lulen e rinise duke mos e fituar betejen me covidin.

Ti per ne ishe jeta dielli ishe ajri ishe drita e shtepise. Tu shuan gjithe enndrrat e tua dhe perkushtimi qe kishe per artin dhe po pregatiteshe per ekspozite ne nentor qe qe nuk ja arrite.

Gjithë endrrat tua u prene ne mes. Biri yne pushofsh ne paqe! Qofte i parajses! Drite i paste shpirti! Ceremonia mortore do te zhvillohet neser me dt. 15.10.2021 nga ora 10 deri 12 ne hollin e hotel internacional” shkruan ai.

Kristi Baba pati hapur dhe një ekspozitë personale me një koleksion punimesh grafike dhe piktura. Ai pati marrë pjesë në disa ekspozita kolektive si, në galerinë FAB dhe në Muzeun Historik Kombëtar.