Extra Covid, “misioni i pamundur” i Tom Cruise

Covid, “misioni i pamundur” i Tom Cruise

Misioni i vërtetë i pamundur i agjentit 007 duket se këtë herë është mundja e koronavirusit. I gjithë stafi i filmit të famshëm së bashku me aktorin Tom Cruise është bllokuar në Venecia për shkak se 6 anëtarë të tij kanë rezultuar pozitivë me covid-19.

Xhirimet e filmit serisë së shtatë të sagës së njohur janë ndërprerë në mënyrë të papritur. Trupa e xhirimit që po regjistronte prej 3 ditësh në Venecia është futur në karantinë në hotelin ku po qëndronin.

Pas disa muajsh xhirimesh të ndërprera për shkak të pandemisë, trupa e filmit u mblodh sërish dhe nisën punën. Nga ajo që shihej në rrugët e qytetit u fiksua aktori amerikan me një maskë të zezë në përpjekje për të sjellë sfidën e radhës së personazhit Ethan Hunt.

Ky është Tom Cruise në një nga barkat e qytetit. Pas infektimit të disa anëtarëve të stafit u janë bërë tamponët edhe pjesës tjetër me qëllim zbulimin e vatrës së infektimit ndërsa pjesa tjetër është detyruar të vendoset në karantinë. Puna është ndërprerë menjëherë.

Tom Cruise mbërriti në Venecia të hënën e kësaj jave dhe u mbyll në hotel. Pas disa ditësh xhirime erdhi dhe lajmi i infektimit. Sërish të gjithë në karantinë dhe është e paqartë se kur puna do të rinisë sërish.