Bota Covid përplas Francën me Britaninë: Një vendim karantimi i Londrës çon në...

Covid përplas Francën me Britaninë: Një vendim karantimi i Londrës çon në hakmarrjen e Parisit

Mbretëria e Bashkuar do të prezantojë një karantinë 14-ditore për të gjithë ardhjet nga Franca për shkak të rritjes së numrit të rasteve të koronavirusit në atë vend, tha ministri britanik i Transporteve Grant Shapps të enjten, ndërsa Parisi njoftoi se do të hakmerrej me masa reciproke.

Qeveria britanike, e cila ka frikë nga një valë e dytë e epidemisë së virusit koronar, gjithashtu ka shtuar Holandën, Maltën dhe Monakon në listën e saj të karantinës, ndërkohë Spanja dhe Belgjika tashmë janë në atë listë.

“Të dhënat tregojnë se ne kemi nevojë për të hequr Francën, Hollandën, Maltën, Monakon…nga lista e korridorit tonë të udhëtimit, në mënyrë që të ngadalësojmë përhapjen e infeksionit,” shkroi Shapps në Twitter.

“Nëse vini në MB nga ndonjë prej këtyre destinacioneve pas orës 4 të së shtunës, do të duhet të izoloheni për 14 ditë,” shtoi ai.

Vendimi britanik do të çojë në masareciproke, tha ministri francez për Çështjet Evropiane Clement Beaune. “Ne i vjen keq për vendimin britanik që do të çojë në masa reciproke, duke shpresuar se gjërat do të kthehen në normale sa më shpejt të jetë e mundur”, postoi Beaune në Twitter.